Shqiptari 38-vjeçar tenton ta vrasë ish të dashurën në Gjermani

Të dielën, më 14 Mars 2021, rreth orës 19:00, një shqiptar 38-vjeçar i pastrehë dhe i papunë i afrohet ish të dashurës së tij 43-vjeçare nga Mynihu në Gjermani, në afërsi të stacionit të trenit Moosach dhe papritmas e sulmoi pa paralajmërim me një mjet të mprehtë. Me këtë rast, ai viktimës i shkaktoi disa pagë të rrezikshme për jetë.

Bashkëshorti i viktimës i ka dëgjuar thirrjet e gruas për ndihmë, nxitoi për ta ndihmuar dhe ka mundur ta shohë autorin e njohur për të, duke ikur nga vendi i krimit. Viktima u dërgua nga burri i saj në një spital në afërsi. Jeta e gruas u shpëtua për shkak të intervenimit të shpejtë mjekësor që bëri të mundur dhe një operacioni urgjent. Ajo aktualisht nuk është më në rrezik për vdekje, informon Shtegu.com.

Autori i krimit u arrestua nga nëpunësit civilë si pjesë e një kërkimi të gjerë, që u iniciua menjëherë pranë vendit të krimit. Gjatë operacioneve policore, ai u rezistoi oficerëve të policisë.

Ndaj të dyshuarit ka pasur edhe me herët urdhëra gjyqësorë sipas Ligjit të mbrojtjes nga dhuna. Sulmuesi tani është në paraburgim. Në vazhdim e sipër janë hetimet më të hollësishme për ndriçimin e plotë të rastit.