Moti sot me vranësira mesatare, temperatura deri në 14 gradë

Moti në vendin tonë do të jetë me vranësira mesatare, të përkohshme. Gjatë ditës në male dhe në disa vende më të larta do të ketë reshje të borës. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -4 deri në 3 gradë, ndërsa ajo maksimale prej 6 deri në 14 gradë Celsiusë.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me vranësira dhe erë të dobët veriperëndimore. Temperatura minimale do të ulet në 0 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrij deri në 11 gradë Celsiusë.