Shqiptarët më shumë e duan Zaevin sesa Ali Ametin

Shkruan: Sulejman Mehazi

Dhe Zaevi dha dorëheqje e u formua qeveria teknike, e kjo qeveri do bëjë organizimin e Zgjedhjeve të Parakohshme të 12 prillit. E pas 12 prillit do shohim se kush do fitonte pozita shqiptare BDI-ja apo opozita shqiptare ASH, BESA; pozita maqedonase LSDM apo opozita maqedonase VMRO. E dimë se partitë do lavdrohen e do krekosen sipas menyrave e pozitave të tyre.

Gjatë këtyre zgjedhjeve në sy do bien dy liderët politik, njëri maqedonas, Zaevi e tjetri shqiptar, Ali Ahmeti, të parin, Zaevin e duan më shumë shqiptarët sesa maqedonasit, të dytin, Ali Ahmetin, e duan më shumë maqedonasit sesa shqiptarët. Se Zaevin e duan më shumë shqiptarët kjo argumentohet me koalicionimin e LSDM me partitë shqiptare të Alternativës dhe PDSH-së, se Ali Ahmetin e duan vetëm simpatizantët, aktivistët e grupe interesash e kurrsesi popullata shqiptare, kjo argumentohet me kandidimin e vetëm të BDI-së pa farë kolicionesh me partitë shqiptare.

Duam apo s’duam ta pranojmë, ama se një gjë është e vërtetë, se Zaevi ka bërë më shumë për shqiptarët sesa pushteti 18 vjeçar i BDI-së, ai gjatë marrëveshjes me Greqinë ia ndërroi emrin Maqedonisë nga emër nacioal R.e Maqedonisë, në atë gjeografik Maqedonia Veriore, ndërroi kushtetutën sado pak në favor të shqiptarëve, bëri rritjen e rrogave në arsim dhe shëndetësi, zbuti nacionalizmin e vrazhdë maqedonas e shqiptar.

Në anën tjetër, opozita shqiptare për të mundur BDI-në duhet gjetur strategji fituese, strategjia më e përshtatshme fituese për opozitën shqiptare është bashkimi i forcave të tyre partiake, nëse ky bashkim nuk bëhet atëherë edhe gjatë kohë shtetin do ta udhëheqin tipat e Grubave, Osmanave dhe Musave.