Shqiptarë nga Maqedonia do të protestojnë kundër vizitës së Vuçiqit në Tiranë, ja kush i udhëheq!

Në protestat kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, do të marrin pjesë edhe shqiptarë nga Maqedonia. Ata do të udhëhiqen nga Blerim Ahmedi, vëllau i El Chekës, i cili u prin edhe protestave për lirimin e shqiptarëve të pafajshëm në Maqedoni.

“Ish bashkëpunëtori i Sheshelit nuk ka çka kërkim në Tiranë. Ne do të mbështesim protestat e vëllezërve tanë kundër Vuçiqit”, ka deklaruar Ahmedi për Gazetën Lajm.
Fillimi i protestës është caktuar në ora 17, kurse organizator i saj është Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri.