Shqiptarë e RMV të drejtat i gëzojmë nga standardet e UE-së

Shkruan: Nexhat Bexheti

Prej kohësh jemi dëshmitar të një retorike stereotipe të disa analistave mediokër, të cilët
duke luajtur rolin e kameleonëve bulimik, përpiqen të damkosin të tjerët pa mos ofruar
asnjë qasje të qëndrueshme në sendërtimin e një platforme të shëndoshë kombëtare.

Fatkeqësishtë analistët me njohuri diskutabile ndërhyjnë në sëndërtimin e politikës
shtetërore dhe metodologjive injoruese edukativo arsimore.Eshtë shumë lehtë të
apostrofojsh lëshimet dhe gabimet e të tjerëve, por kjo nuk do na çojë askund poqese
nuk përpiqemi që me vizionet dhe aktivitetet vetanake profesionale dhe sociale të
përmirësojmë gjendjen aktuale, ku mbisundon papërgjegjesia, korupcioni, diskriminimi,
padrejtësia e kështu me rradhë. Në të vërtetë, është koha e fundit që secili prej nesh të
kuptojë se nuk është i gjithditshëm dhe i pagabueshëm.

Aq me pak i pazëvendesueshëm në kryerjen me sukses të ndonjë mandati apo detyre me
përgjegjësi. Mirëpo, ky fakt nuk na lejon që të bëhemi kujdestar i personave te cilat
profesionalisht dhe me përgjegjësi ushtrojne detyrën e tyre për të cilen paguhen.
Diskretimet dhe kritikat e paqëndrueshme janë tipare të botëkuptimeve mesjetare, në të
cilët sulltanët dhe perandorët e gjithfuqishëm kanë pretenduar se kanë të drejtën
absolute për të vendosur mbi fatin e një kombi. Le të punojmë pak më tepër në ngritjen
profesionale dhe morale të personalitetit, duke u nisur pik së pari nga vetvetja, e jo të
merremi natë e ditë me përgojimin dhe ofendimin e të tjerëve, qofshin ato politikan,
profesor, mjek, funkcionar apo qeveritar. Dukurit negative sociale nuk mund të evitohen
vetem me stigmatizimin e tyre, por të gjthë ne duhet të kontribuojmë me aktivitetin tonë
të përditshem profesional në ngritjen e cilësisë dhe rendimentit në vendin e punës, për
të cilin jemi të kualifikuar. Mësim më të mirë se fjalët boshe dhe tendencioze le t'i kemi
personat që me perkushtim dhe pa prapavije dashakeqe ushtrojnë detyrat e tyre.

Maqedonia e Veriut disa dekada nuk e gjenë rugën e prosperitetit vendor,sepse që nga
pamvarsia e deri sot ky shtet i është nështruar demolimit ekonomiko zhvillimorë.
Politikat dekadence e viteve të hershme,si pasojë demolimi të kapaciteteve të
trashëguara nga imperia e mëparshme,ku Maqedonia trashëgoi numër të
konsiderueshëm të kapaciteteve gjigante industriale,dhe reputacion ndërkombtarë,të
brendeve ushqimore dhe ndërtimore. Të marim shembull vetëm në Tetovë sa
kapacitete industrial me disa dhjetra mijë të punësuar,u demoluan për një afat kohor të
shkurtë,ngeli Tetova si qytet i ngjashëm mesjetar, me një ofansivë dinake dhe tinzare,
e kaluan qytetin në shkritore të pajisjeve, maqinerive tekniko-teknologjike si mbetje.

Politika shtetrore u sëndërtoheshte duke shpikur shqiptarë antishtetrorë gjoja nga frika e
nacionalizmit,dhe kërkesës legjitime për federalizëm, edhe të cilën kërkesë të vetme u’a
përmbysën më 2001.Politika shqiptare nuk pati fuqi që të mbrojë popullatën shqiptare
nga eskadrilla ndëshkuese. Politika shqiptare akoma nuk mundet të çlirohet nga
kleptokatria si dhe nga lëvozhga servile e sedimentuar që tredhjetë vite. Ne sot gëzojmë
disa standarde të kushtëzura nga detyrimet e parashikuara për antarsim në UE.

UE ka standard të cilat duhet të implementohen për t’u pranua si antare e mundshme e
UE-së.Ne i falëmderohemi standardeve të UE-së, të cilat kanë karakter politik në
avansimin e të drejtave gjuhësore dhe organizimit politik,po ashtu edhe shpërndarja e
ndihmave finaciare për zhvillim ekonomikë linearishtë në regjionet e shtetit. D.mth. se
këto avancime nuk janë si rezultat i veprimit politik i partive shqiptare. Falimderimin i’a
dedikojmë UE-së.

Vorbula e politikës dështuese akoma është aktive dhe i përmbinë,amandamentet e
politikës shqiptare,ngase nuk kanë fuqi t’a hekin 20 % nga kushtetuta antishqiptare.