Shqipja në uniformat e policisë, Sela: Uroj mos ta ketë fatin e Ligjit (Video)

Kreu i ASH-së, Ziadin Sela duke komentuar paralajmërimet për zbatimin e gjuhës shqipes në uniformat e policisë, uroi që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit për përdorimin e gjuhës. Ai akuzoi se BDI-ja bën marketing prej 20 vitesh me gjuhën shqipe.

“Unë uroj që ky dekret mos të ketë fatin e ligjit, sepse nëse e keni parasysh ligjin, afati maksimal i implementimit të tij është 2019, ligji është sjell në 2018 në mars. Ka dy afate, 6 mujorshi në nenin 24 të ligjit, 6 mujorshi I parë që nënkuptonte ndërrimin e të gjitha tabelave që parashihen në ligjin për dygjuhësi dhe afati i dytë njëvjecar ishte implementimi i tërësishëm i ligjit edhe në uniformat e policisë edhe në çdo institucion, dokumenta, etj. Kjo nuk është zbatuar. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën 3 vjeçare. Gishti duhet të drejtohet te ata që sollën vonesë 15 vjecare të ligjit, të cilët janë 20 vjet në pushtet. Prandaj them që edhe ky dekret mos të ketë fatin e ligjit sepse cdo herë sillet dekreti, animohet opinioni vetëm për një çështje të ligjit ndërkohë që ngelen pa u implementuar… p.sh. ku është implementimi i gjuhës shqipe në Gjykatë, Prokurori dhe gjithë këto element që as nuk diskutohen. Bëhet fjalë për PIAR marketing të ulët të një subjekti në qeveri që këtë temë do të duhej ta kishte konsumuar prej kur u bë pjesë e qeverisë në vitin 2002 dhe sot e kësaj dite mundohet të merret me këto tema. Kuptohet gjuha është shumë e rëndësishme si element, implementimi i saj është shumë i rëndësishëm. Ka një të vërtetë të madhe nuk e kanë sjellë ata që vetëm se i kanë krijuar vonesa implementimit të ligjit për gjuhën.