Shqipëria tenton Pajtim Kasamin

Shqipëria tenton futbollistin Pajtim Kasami!

Një histori e vjetër që rikthehet në trend. Shqipëria po tenton që të marrë Pajtim Kasamin nga Zvicra.

Sipas rregullores së re të FIFA nëse një futbollist nuk grumbullohet nga ana e Kombëtares në tri vitet e fundit dhe nuk ka debutuar në Kupë Bote ose Europian, atëherë mund të ndërroj zgjidhjen.

Ky është raportimi i fundit i ardhur nga Panorama Sport ku thuhet se FSHF po ia paraqet fillimisht trajnerit Reja dhe më pas do të vazhdojë me çështjen juridike për ta marrë Pajtim Kasamin, megjithëse do të jetë procedurë e vështirë.