Shqipëria shkon më pushim me epërsi , goli i Asanit vendos deri tani – Çekia mbetet me dhjetë lojtarë

Shqipëria ka shkuar në pushim me epërsi ndaj Çekisë me rezultat 1-0 me golin e Jasir Asanit.

Cekët e kishin nisur më mirë ndeshjen duke rrezikuar që në start me Mojmir Chytil që gjuajti nga distanca, por Etrit Berisha ishte në vend.

Shqipëria u lirua në lojë dhe arriti ta zhbllokojë ndeshjen në minutën e nëntë, kur Jasir Asani si zakonisht nga distanca shënoi super gol për 1-0.

 

Festë e madhe në ‘Air Albania’ nga 22 mijë tifozë që janë tubuar në stadium.

Në minutën e 18-të, Shqipëria ka mundur të shtojë epërsinë kur Jiri Pavlenka bëri pritje shumë të mirë në goditjen e Sokol Cikalleshit.

Në minutën e 40-të u duk që Çekia barazoi shifrat, kur Mojmir Chytil shënoi. Por gjyqtari e kishte vërejtur që ai e kishte shtyrë topin me dorë në rrjetë dhe e ndëshkoi me karton të verdhë që ishte i dyti për të, duke e lëshuar lojën.

Shqipëria ka mundur të shënojë edhe në fundin e pjesës së parë, kur Ylber Ramadani mori një top në mesfushë dhe nisën bukur një kundërsulm, por pasimi për Nedim Bajramin ishte i shpejtë.

Shqipëria po merr një rezultat shumë të mirë dhe me një lojtarë më shumë në fushë pritet ta fitojë këtë ndeshje.