Shqipëria në 20 vendet me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve

Shqipëria vijon të mbetet në listën e vendeve me çmimin më të shtrenjtë të karburanteve. Sipas përditësimit më të fundit të bërë nga Global Petrol Prices, Shqipëria e kuotuar në vlerën e 1,66 dollar për litër lë pas Italinë dhe Greqinë me respektivisht 1,73 dhe 1,75 dollar për litër, por mbetet pas vendeve si Gjermania, Britania e Madhe apo Maqedonia e Veriut dhe Kosova.

Agjencia e raportimit të çmimit të naftës për litër e liston kësisoj Shqipërinë tek 20 vendet me çmimin më të lartë të arit të zi në tregje.

Prej kohësh kompanitë e tregtimit të naftës fajësojnë taksat e shtuara për këtë fenomen.