Shqipëria kërkon fitore në udhëtim te Ishujt Faroe

Kombëtarja e Shqipëria do të luajë në udhëtim te Ishujt Faroe në ndeshjen e vlefshme për Grupin E në kualifikueset e Euro 2024.

Kuqezinjtë janë mysafir të Ishujve Faroe në ndeshjen e raundit të katërt të Grupit E.

Ekipi i Sylvinhos vjen nga fitorja e madhe ndaj Moldavisë dhe synon fitoren e dytë radhazi në grup, për rritur shpresat për kualifikim.

Në anën tjetër, vendasit vijnë nga një humbje e madhe nga Çekia dhe synojnë të marrin një befasi para tifozëve të tyre.

Ky takim është paraparë të zhvillohet në “Torsvollur” të Torshavn, me fillim nga ora 20:45.