Shqipëria e para që elektrizoi Eurovisionin!

Eurovision-i i këtij viti u hap nga Shqipëria. Ronela Hajati elektrizoi skenën me këngën e shkruar dhe kompozuar nga vetë ajo.

“Sekret” shkaktoi ovacione në sallë. Klaudia Pepa dhe trupa e baletit dhanë spektakël, ndërsa Ronela mori pjesë në koreografi paralelisht me këndimin.

“Eurovision 2022”, një nga eventet më të mëdha të muzikës europiane, shënoi kthimin e tij në Itali pas 31 vitesh.

Konkursi i këngës europiane u anulua në vitin 2020 për shkak të COVID-19 dhe edicioni i vitit të kaluar u mbajt në Tel Aviv, Izrael.