Shqipëri, regjistrohen 18 raste të reja me Covid-19

Në 24 orët të fundit në Shqipëri janë realizuar 219 testime, prej të cilëve 18 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Në Durrës janë identifikuar 7 raste në një fasoneri, kontakte të një rasti pozitiv. Në Berat janë edhe 5 raste të reja; në Tiranë 4 raste dhe në Krujë 2 raste. Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 19 pacientë, të cilët po trajtoheshin në kushte spitalore, me këtë numri i të shëruarve shkon në 705.

Në Shqipëri nga fillimi i epidemisë deri më tani janë realizuar 11 988 testime, prej të cilëve 916 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa aktualisht ka 180 aktive. Që nga fillimi i pandemisë, luftën me Covid0-19 në Shqipëri e kanë humbur 31 persona.