Shqipëri/ Probleme me energjinë në disa fshatra, e rrugë të bllokuara nga bora

Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura dëbore në zonat malore si dhe reshjesh shiu e shtrëngatash në zonat e ulëta.

Reshje bore me intensitet të lartë kanë nisur në qarkun e Dibrës, në Bulqizë dhe në zonat e thella të Matit.

Rrugët kalohen me vështirësi, ndërsa lëvizja e automjeteve në Byppasin e Murrizit të rrugës së Arbrit është e vështirë.

Në akset e Lotit 1, Hanai i Hotit-Tamarë, Tamarë-Vermosh dhe Bogë-Theth gjatë natës ka pasur reshje bore të shoqëruar me stuhi ere ndërsa shoferët këshillohen që të shmangin kalimin për në Qafë Thore-Theth.

Territori i bashkisë Lezhë është përshfirë nga reshje shiu, por pa prijuar problematika.

Në Mirditë për shkak të motit të keq dhe borës që ka arritur në 15 cm, raportohet për probleme me energjinë elektrike në disa fshatra.

Në Rrugën e Kombit po punohet me borëpastruese për të bërë ytë mundur qarkullimin e mjeteve pa vështirësi.

Në bashkinë Pukë, bora ka arritur në 15 cm, por nuk raportohet për probleme pasi rrugët janë të hapura dhe po punohet për të mnajtur situatën nën kontroll.