Shqipëri: Në 10 vite, lindjet u ulën me 23%

Popullsia e Shqipërisë ka hyrë në një proces plakje të shpejtë duke u shndërruar në një problem madhor për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit. Shkaktërt kryesor janë ulja e lindshmërisë dhe emigrimi i lartë krysisht i të rinjve.

Të dhënat e EUROSTAT për vitin 2020, tregojnë se Shqipëria renditet në vendin e pestë me lindshmërinë më të ulët në krahasim me vendet e tjera të Bashkimit Europian. Sipas EUROSTAT, Shqipëria pati vetëm 1.34 lindje për grua me rënie 0.2 në krahasim me vitin 2019, duke lënë pas vetëm, Maltën, Spanjën, Italinë dhe Maqedoninë.

Indeksi sintetik i fekonditetit, i cili tregon numrin mesatar të fëmijëve që lindë një grua në moshë riprodhuese është ulur në nivele historike, që çifti të zëvëndësojë vetveten ky tregues duhet të jetë 2.1.

Në vitin 2020, shteti anëtar i BE-së me shkallën më të lartë të lindshmërisë totale ishte Franca (1.83 lindje të gjalla për grua), e ndjekur nga Rumania (1.80), Islanda 1.72 a dhe Çekia (1.71)

Në vitin 2020, 4.07 milionë foshnja lindën në BE, duke vazhduar një trend në rënie që filloi në vitin 2008 kur lindën 4.68 milionë fëmijë në BE, ndërsa në Shqipëri trendi i rënies ka vijuar më shpejtësi pas vitit 1990.

Sipas të dhënave të INSTAT në 10 vitet e fundit lindshmëria është ulur me 23 %. Nëse në vitin 2012 u regjistruan 35,473 lindje, në 2021 janë regjistruar 8,189 lindje më pak.

Si rrjedhojë e këtyre zhvillimeve, mosha mediane e popullsisë në vend është rritur me 5 vjet, nga 32.6 vjeç në 2011, u rrit në 38.2 vjeç për 2022. Ndërsa në vitet ’90 Shqipëria kishte popullsinë më të re në Europë, me rreth 27 vjeç.

Veç uljes së lindshshmërisë pasojë e plakjes kaq të shpejtë të popullsisië është edhe emigracioni i lartë. Sipas INSTAT, vetëm gjatë vitit 2021 nga Shqipëria kanë emigruar rreth 22 mijë të rinj të moshës 20-29 vjeç.