Shqipëri, 10 viktima dhe 422 raste të reja me virus

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 422 raste të reja me Covid-19, në 1908 testime testime të bëra. Po ashtu, në raportimin ditor, ministria e Shëndetësisë njofton se si pasojë e virusit e kanë humbur jetën 10 qytetarë. Numri i të shtruarve në spitalet e Shqipërisë vijon të jetë i qëndrueshëm. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 379 pacientë, 27 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.