Shpërthim në një xhami, të paktën 30 të vdekur!

Të paktën 30 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në një shpërthim të fuqishëm të premten brenda një xhamie myslimane shiite në qytetin veriperëndimor të Pakistanit, Peshawar , tha policia.

“Jemi në gjendje të jashtëzakonshme dhe të lënduarit po dërgohen në spital. Ne po hetojmë natyrën e shpërthimit, por dukej si një sulm vetëvrasës”, citoi Reuters të ketë thënë oficeri i policisë Mohammad Sajjad Khan.

Shpërthimi ndodhi brenda një xhamie në Kocha Risaldar të Peshawarit.

Në mesin e të vrarëve ishte një zyrtar policie, citoi gazeta oficerin e policisë së kryeqytetit (CCPO) të Peshawarit Ijaz Ahsan të thoshte.

Raportohet se zona ishte e mbushur rreth kohës së lutjeve të së Premtes./21Media