Shpërthim në një banesë në Shkup, merr flakë bojleri në banjë!

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një banesë në komunën Aerodrom të Shkupit, pasi një bojler në banjë është përfshirë nga flakët.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, incidenti është raportuar në polici rreth orës 04:50.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë dalë zyrtarë policorë të Sektorit per Pune te Brendshme ( SPB) Shkup për të dokumentuar rastin.