‘Shpërthim’ me koronavirus, Rusia shënon rekord të ri të rasteve për 24 orë

Rusia konfirmoi të hënën 2,558 infeksione të reja koronavirusi, duke e çuar numrin zyrtar të rasteve të vendit në 18.328, rekordin e ri një ditor në raste të reja.

148 kanë vdekur nga virusi, raporton The Guardian.Numrat e raportuar zyrtarisht të Rusisë – të cilat janë ende relativisht më të ulëta se ato në vendet evropiane – kanë ngjallur dyshime. Ekspertët paralajmërojnë se kapaciteti i testimit të Rusisë pengohet nga burokracia, ndërsa zyrtarët paralajmërojnë se numri i vërtetë i rasteve ka të ngjarë shumë më i lartë.

Shumica e rasteve të Rusisë ndodhen në Moskë. Që nga 30 marsi, të gjithë 12 milionë banorët e Moskës janë urdhëruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre me disa përjashtime.

Në të gjithë botën, virusi ka infektuar mbi 1.8 milionë njerëz.