Ghetto Geasy publikon foto nga fëmijëria, nuk do e njihni reperin

Ghetto Geasy ka qëndruar mjaft aktiv në rrjetin social Instagram, përgjatë kësaj pandemie, ku ka shpërndarë imazhe të ndryshme nga arkivi.

Së fundmi lideri i ‘BabaStars’ publikoi një foto nga fëmijëria, saktësisht në kohën kur babai i tij po kryente shërbimin ushtarak, dhe reperi së bashku me nënë i kishin shkuar në vizitë.

“Unë me prindërit e mi, në vizitë te babi ushtar…”, ka shkruar Ghetto Geasy pranë fotos së ndarë.