Numri i të vdekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në Australi është rritur në 61 pasi edhe dy persona kanë humbur jetën në shtetin Uellsi i Ri Jugor.
Ministri i Shëndetësisë i Uellsit të Ri Jugor, Brad Hazzard tha se dy persona në qytetin Sydney kanë humbur jetën nga COVID-19.
Ai tha se numri i të vdekurve në Uellsin e Ri Jugor është rritur në 26 ndërsa i rasteve në 2.863.
Me këtë numri i përgjithshëm në mbarë Australinë është rritur në 61 si dhe janë diagnostikuar 6.322 raste. Ndërkohë nga COVID-19 janë shëruar 3.338 persona.
Shefi i Shëndetësisë i Australisë, Brendan Murphy tha se pavarësisht tendencës së uljes së rasteve në vend, nuk do të zbuten masat e kufizimit të distancës sociale, duke theksuar se është shumë herët për këtë.