“Shpërthim i fuqishëm në Melitopol të Ukrainës”

Kryebashkiaku i Melitopolit, Ivan Fedorov, ka thënë se banorët kanë dëgjuar sot një “shpërthim të fuqishëm” në veri të qytetit.

“Okupatorët e rajonit të Melitopolit po e mbyllin javën me zhurmë”, është shprehur ai.

Ai tha se dukej “diçka ndodhi” në një bazë ruse në fshatin e afërt të Zarichne, shkruan Sky News, transmeton Klankosova.tv.

“Jemi duke sqaruar detajet”, është shprehur tutje Ivan Fedorov.