Shpërthen paniku mes njerëzve në Paris pasi një burrë kreu vetëvrasje

Paniku shpërtheu për pak kohë në një qark biznesi dhe tregtar të Parisit të shtunën pasi një burrë kreu vetëvrasje, tha një zëdhënës i policisë.

Zëdhënësi hodhi poshtë raportet për shkrepjet me armë zjarri.

Policia iu kishte kërkuar njerëzve që të shmangnin zonën si pasojë e incidentit, në të cilin një burrë u hodh për vdekje.

Njerëzit ishin larguar me shpejtësi nga zona e La Defence menjëherë pas incidentit.

Parisi është përballur me një numër sulmesh militante vitet e fundit.