Shpërthen ish-agjenti i SHIK-ut ndaj Hashim Thaçit, ka disa pyetje për të kaluarën e tij: Pse UDB-ja e liroi Ganiun, a t’u shpërblye…

Ish-eprori i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Policisë dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në Facebook, ka shtruar disa pyetje për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin.

Miftari ka pyetur Thaçin se a ka ndonjë shpjegim pse shërbimi sekret serbë i UDB-së, i masakroi dhe torturoi disa pjesëtarë të UÇK-së, të kapur të gjallë, kurse, vëllain e Thaçit, Ganiun i cili ishte pjesëtar i UÇK-së, e mbajtën në burg të Mitrovicës, që sipas Miftarit e shëtitën nëpër restorante dhe pastaj e liruan në kohë të luftës.

Miftari tutje pyet se pse vëllezërit e disa komandantëve të tjerë të UÇK-së, pikërisht nga rajoni i Drenicës vdiqën nga rrahjet që iu bënë nga serbët e disa i burgosën dhe i dënuan, kurse Ganiun e liruan.

Miftari pyet se a mos ishte ky një shpërblim i UDB-së, për ndihmë në vrasjen e Adem Jasharit dhe shkatërrimit të UÇK-së?

Në shkrimin e tij në Facebook, Miftari në pyetjet drejtuar Thaçit thotë se a ndërlidhen këto gjëra edhe tash, kur po dëshironi ta shpërbleni me tokë Serbinë?

Postimi i plotë:

Nuk blehet heshtja serbe me toka tonat e me faljet e krimev të tyre ndaj Kosoves.!

President Hashim Thaqi,a keni ndonjë spjegim se pse sherbimi sekret Serb – UDB-ë, i masakroi nga turturat ma çnjerzore shumë pjestarë të kapur gjallë të UÇK-ës,,ndersa vllaun tuaj Ganin, si pjestar i UÇK-ës e mbajten kinse disa ditë në burg të Mitrovices, e shetiten nepër restorane Serbe si Trojka dhe Belli Dvori dhe e liruan nga burgu, pa therr në kam, në kohë tē luftes, kur UDB-ë po vriste edhe po zhdukte të burgosur shqiptar.!

Pse vllezërit e komandantëvre të tjerë të UÇK-ës, disa nga rajoni i Drenices i mbyten, disa vdiqen nga druni,elektroshoku,dhe me turturat ma qnjerzore shumicen i lanë invalid për tanë jeten dhe i denuan me dhjetra vjet burg,kurse vllaun tuaj Ganiun e liruan- komandantin e UÇK-ës ..a ishte ky një shperbilim i sherbimit sekret Serb- UDB-ë, për ndihmen në vrasjen e Adem Jasharit dhe shkatrrimin e UÇK-ës..!

A nderlidhen keto gjera z.President,me tentimet e juja sot, që ta shperbleni Serbinë me territore dhe pasuri jetike e strategjike të vendit tone , a po tentoni ju sot me shperblime, që ta bleni heshtjen e sherbimit sekret Serbë në dëm të vendit tonë .!

Image