Shpërndane këtë lajm të gëzueshëm: Rumesa e vogël nga Kosova u shërua nga leukemia në spitalin e Shkupit

Rumesa shtatë vjeçare nga Kosova sot u largua nga Klinika e fëmijëve në Shkup. Ajo shërohej nga leukemia akute limfo-blasne, e përfundoi pjesën intensive të protokollit terapeutik dhe arriti emision të plotë, që do të thotë se sëmundja është vendosur nën kontroll.
“Në këtë kohë kur të gjithë frikohemi për shëndetin tonë dhe shëndetin e fëmijëve, të afërmve tanë, nuk është gjithçka negative. Sot i gëzohemi një heroine të mrekullueshme, kemi super-lajm! Pacienten tonë Rumesa po e dërgojmëtë shëruar në shtëpi. Ajo e mposhti leukeminë”, kanë publikuar në fejsbuk nga Klinika për fëmijë.
Në Dikasterin hematologjik të Klinikës, ku është bë shërimi i umejsës së vogël, thonë se kurimi i saj ka zgjatur 7-8 muaj. Tani vjen periudha e stabilizimit, që do të realizohet në kushte shtëpiake, transmeton Gazeta Lajm.
“Bëhet fjalë për formën më të shpeshtë të leukemisë tek fëmijët. Ne i shërojmë fëmijët me protokoll gjerman dhe kjo është terapi që në 80 për qind të rasteve jep rezultate të suksesshme. Rumesa e kaloi mirë kurimin me komplikime minimale. Pason edhe një fazë e shërimit e cila kalohet më lehtë”, kanë thënë për portalin “Sakam da kazham” nga ekipi i Dikasterit hematologjik në Klinikë.