Shpend Ahmeti kurorëzon Mc Kreshën dhe Erzinën

Në dasmën e shumë përfolur të Kreshnikut dhe Erzinës është i ftuar edhe kryetari i Prishtinës , Shpend Ahmeti, ai i cili ka lidhur kurorën e çiftit, shkruan lajmi.net.

Ledri Vula ka zënë momentin kur çifti i kanë thënë ‘Po’ njëri tjetrit në praninë  e kryetarit të Prishtinës , dhe këtë e ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram ku shkruan edhe ‘Na shkoi rrushi’ dhe etiketoi reperin Mc Kresha.

Dasma është duke u mbajtur në një resortet luksoze në Prishtinë dhe të ftuar janë edhe shumë kolegë të Kreshës. /Lajmi.net/