Kosovari vret policin kufitar në Mal të Zi

Pjesëtari i Policisë Kufitare M.L. ka vdekur gjatë ditës së sotme në spital pasi u plagos rëndë me armë zjarri në qytetin Igalo në Mal të Zi.

Siç ka mësuar TVCG, të dyshuarit pasi u përpoqën të shpëtonin në kufi kishin sulmuar policinë, të dyshuarit u arrestuan në Sutorina.

Të shtënat kanë ndodhur rreth orës 14:45 pasdite. Policia ka njoftuar se M.L. është i plagosur rëndë ndërsa janë kapur tre persona që u gjetën në Sutorina pa identitet. Burime jozyrtare kanë bërë të ditur se janë dy burra dhe një grua që dyshohet se janë qytetarë të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali, transmeton Shtegu.com.