Shpatit nuk po i ecë me femrat, ndahet nga e dashura në prag të fejesës

Shpat Kasapi është ndarë sërish nga e dashura dhe fajin për dështimin e lidhjeve ia len vajzave.

Këngëtari Shpat Kasapi para pak kohëve e ka konfirmuar se është në lidje dhe se madje ai është shumë pranë fejesës.

Por, mesa duket gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç duhet dhe marrëdhënia e tyre ka marrë fund.

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Wake Up” Shpati ka treguar se është beqar dhe tani për tani e ka zënë halli. Shpati tregoi se është në kërkim të një vajzë, por asnjëra nuk po i del ashtu siç do ai.

“Dal me njërën është posesive, dal me njërën është xheloze, dal me tjetrën nuk e do familjen”, u shpreh Shpati.

I pyetur se kush e ka fajin që nuk e ka gjetur ende vajzën e ideale, Shpati u shpreh se ai është shumë i mirë dhe fajin e kanë femrat.