Shpaloset tabela e rrugës me emrin e ri “Jusuf Gërvalla” në Shkup (Video)

Në hyrje të Çarshisë së Shkupit sot u shpalos tabela me emrin e ri të rrugës, “Jusuf Gërvalla”, shkruan gazeta LAJM.

Tabela u vendos nga Komuna e Çairit, ndërkaq e pranishme në shpalosjen e pllakes ishte edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës e cila është bija e veprimtarit, Jusuf Gërvall, Donika Gërvalla.

“Ky qytet ka rol të madh për jetën e Jusuf Gërvallës, hapat e parë në gazetari i ka bërë në Shkup, në gazetën “Flaka e Vëllazërimit”. Këtu kemi shumë lidhje familjare, nëna ime është nga Shkupi. Emërimi i një rruge me emrin Jusuf Gërvalla është me rëndësi jo vetëm për familjen tonë, por edhe për të gjithë ne, për shkak se ky qytet është shumë i çmueshëm për të harruar kontributin kulturor”, tha Gërvalla.

Veprimtari kosovar Jusuf Gërvalla, së bashku me vëllain e tij Bardhosh dhe veprimtarin Kadri Zeka janë vrarë shërbimet jugosllave në vitin 1982 në Gjermani. /gazeta LAJM