Erdogan: Turqia i kushton rëndësi lidhjeve me Rusinë dhe vendet islame

Turqia i kushton rëndësi të madhe zhvillimit të bashkëpunimit ekonomik, tregtar, të mbrojtjes, turizmit dhe investimeve me Rusinë dhe vendet islame në baza të favorshme, deklaroi të enjten presidenti turk, Recep Taip Erdogan, transmeton Anadolu.

Erdogan tha se shifrat e eksportit dhe rritjes për tremujorin e parë tregojnë suksesin e vazhdueshëm të Turqisë në 2021.

“Ne do të vazhdojmë me këtë vrull që kemi arritur në tregti, investime, industri dhe logjistikë duke shfrytëzuar hapjen e dritareve të mundësive nga pandemia në mënyrën më efektive”, tha Erdogan.

“Nga njëra anë, ne po i avancojmë marrëdhëniet tona me fqinjët tanë duke filluar nga gjeografia e afërt, dhe nga ana tjetër, ne përpiqemi të rrisim mundësitë e tregtisë dhe investimeve midis vendeve islame. Përveç hapave që kemi ndërmarrë në kuadër të Organizatës së Bashkëpunimit Islam të Komitetit të Përhershëm për Bashkëpunim Ekonomik dhe Tregtar, ne kohët e fundit kemi përshpejtuar aktivitetet tona për standardet dhe certifikimin e ushqimit hallall”, tha ai.

Ai nënvizoi se Turqia do të vazhdojë të mbajë çështjen e ushqimit hallall në axhendë, e cila tha se ka potencial serioz ekonomik, dhe për të cilin vendi ka bërë përpjekje të mëdha për institucionalizimin dhe standardizimin.