Shpallet gjendje krize në sektorin energjetik

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, pas mbledhjes së Qeverisë, bëri të ditur se është sjell vendim që të shpallet gjendje krize në sektorin energjetik.

“Me propozim të Komisionit i cili ishte i formuar nga ana e Ministrisë së Ekonomisë, vendosëm që të shpallim gjendje krize në sektorin energjetik në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Kreshnik Bekteshi – ministër i Ekonomisë.