Shota Baraliu për akuzat e Linda Halimit ndaj Bleros: Ishin të pabaza, unë nuk i besova

Deklarata e Linda Halimit për Bleron në ‘Prime’ të së premten (10 nëntor) ka nxitur reagime të shumta.

Këngëtarja shokoi të gjithë kur u shpreh se 13 vite më parë Blero e përcolli deri në hotelin ku po qëndronte ajo dhe i kërkoi që ta shoqëronte në dhomën e saj.

Ndonëse Blero vendosi të mos i kundërpërgjigjej menjëherë, kjo deklarata e Lindës u komentua edhe nga banorët e tjerë të shtëpisë së BBVK.

Për këtë u diskutua edhe në emisionin e fundit të “Big Talk”, ku e ftuar ishte edhe Shota Baraliu.

E pyetur për këtë, Shota tha se nuk i besoi ato që i tha Linda për Bleron dhe ato janë akuza të pabaza.

“Ato janë akuza të pabaza, unë nuk i besova aspak, sepse nuk pash asnjë dëshmi, Linda para 13 vitesh nuk ka qenë Linda që është tash, nuk e kam pritur nga Linda, është nënë e një fëmije, një nënës nuk i ka hije të tregosh gjëra të tilla, ka plot tema që munde me iu kap Bleros, aty isha shumë kundër saj”, është shprehur Shota.

Kujtojmë që Shota ishte një prej banoreve të edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.