Shoferi i “tërbuar” me veturë e shkatërroi pemën në Tetovë

Kompania e Shërbimeve Publike të Tetovës publikoi një video ku shihet një shoferi I “tërbuar” me voturë i cili e godet një pemën të re, bile edhe duke shkatërruar sipërfaqen e gjelbërt (barin).

Përgjegjësit e kompanisë komunale apelojnë për ndërgjegjësim dhe sjellje më të përgjegjshme në trafik, sepse, sipas tyre, “veprimet e tilla shkaktojnë dëme serioze dhe ndikojnë negativisht në pamjen dhe cilësinë e mjedisit në qytet”.

“Në vend që të shkatërrojmë, le të mbjellim. Nëse të gjithë mbjellin vetëm nga një pemë, qyteti ynë do të jetë më i gjelbër dhe më i bukur”, thonë nga Kompania e Shërbimeve Publike të Tetovës.