Shoferët të cilët zihen duke hedhur cigare nga dritarja e veturës do të dënohen me heqjen e 10 pikëve dhe do të gjobiten me 11 mijë dollarë nën ligjin e ri të qytetit australian, New South Wales.
Pasagjerët të cilët zihen duke hedhur cigaren nga dritarja e veturës do të dënohen me ‘vetëm’ 660 dollarë, që është një shumë e vogël krahasuar me atë të cilën shoferët detyrohen të paguajnë, transmeton Koha.net.
Dënimi i ri është prezantuar nga Ministri i Policisë dhe Shërbimeve Emergjente të Australisë, David Elliott.
Australia është duke u përballur me zjarre të mëdha pothuajse në të gjithë territorin e saj, e një ndër shkaktarët e kësaj besohej se është edhe hedhja e cigareve në vende malore.
“Ne kemi pasur një fillim të hershëm të sezonit të zjarreve gjatë këtij viti, me vetëm 19 ditë që kemi hyrë në verë, ne kemi parë afër 3 milion hektarë të përfshirë nga zjarret, me mbi 700 shtëpi të djegura, e tragjikisht gjashtë jetë të humbura”, ka thënë Elliott, transmeton Koha.net.
“Zjarrfikësit janë duke luftuar ditë e natë me zjarret e kjo lloj budallakie kriminale nuk do të tolerohet”, ka shtuar ai.
Mbi 200 persona gjatë vitit të kaluar janë zënë duke hedhur cigaret nga dritarja e veturës gjatë vitit të kaluar.