Mesazhi i Metës: Media nuk është armik dhe nuk duhet trajtuar si e tillë

Media nuk mund të jetë armike e politikës dhe as nuk duhet trajtuar si e tillë.

Ky ishte mesazhi që përcolli Kreu i Shtetit Ilir Meta vetëm dy ditë pasi mazhoranca në Kuvend votoi paketën “Antishpifje”.

Duke folur në konferencën “Liri pa urrejtje”, Meta uroi që 2020 ta gjejë median më të lirë.

Ilir Meta: Liria e medias në vendin tonë është përkeqësuar. Shqetësimet e gazetarëve të terrenit nuk dëgjohen. Shqiptarët nuk mund të harrojnë dhe nuk duhet të harrojnë pasojat e mohimit të kësaj të drejte universale. Kufizimet ndaj gjuhës së urrejtjes së urrejtjes nuk duhet kurrsesi të keqpërdoren me qëllim mbytjen mbytjen e kriktikës ndaj qeverisjes dhe të zgjedhurve, të bindjeve të ndryshme politike, të përkatësisë së besimit fetar apo të kërkesës për llogaridhënie.