LSDM-ja për dy vjet e gjysmë pas vetes ka një listë të gjatë të premtimeve të realizuara të cilat sjellin jashtëzakonisht përfitime për shtetin dhe për qytetarët.
Politikat destruktive, grindja me fqinjët, ekonomia e prishur dhe qytetarët e varfëruar janë një e kaluar me shkuarjen e VMRO-DPMNE-së në opozitë.
Faktet konfirmojnë se LSDM-ja për dy vjet e gjysmë ka bërë më shumë për shtetin nga ajo që VMRO-DPMNE-ja e ka bërë për 11 vite.
Fakt është se shteti ynë është shembull i ndritshëm në rajon me dyer të hapura për anëtarësim në NATO dhe në BE.
Fakt është se reformat ekonomike të LSDM-së e kanë stabilizuar ekonominë, shpenzimet intensivisht janë ulur dhe gjithnjë e më shumë para kthehen mbrapa tek qytetarët.
Fakt është se papunësia ka arritur shkallë më të ulët historike prej 17,1 për qind.
Fakt është se pa shpenzuar asnjë euro kemi investime të huaja në vlerë prej 741 milionë denarë për vetëm 2 vjet e gjysmë.
Fakt është se sillen vendime dhe ligje në dobi të qytetarëve.
Qytetarët dinë se më 12 prill do të zgjedhin mes integrimeve dhe zhvillimit, kundrejt izolimeve dhe robërisë, qytetarët do të zgjedhin mes konceptit të LSDM-së i cili kthen para tek qytetarët dhe matrica destruktive e VMRO-DPMNE-së e cila po varfërohet.
Prandaj më 12 prill qytetarët do të japin mesazh të fuqishëm se janë të vendosur për të vazhduar në rrugën e duhur e cila sjell jetë më të mirë për të gjithë.