Shkupjani nxjerr sëpatën nga “mercedesi” dhe sulmon djaloshin me motor

Të hënën (30.03.2020) në ora 17 e 30 minuta 27 vjeçari nga Shkupi me iniciale B.L. ka njoftuar policinë se rreth orës 17 e 15 minuta për shkak të mosmarrëveshjeve në komunikacion, me sëpatë është sulmuar fizikisht me sëpatë nga një person i panjohur i cili ka vozitur veturë “Mercedes”. Mosmarrëveshja ka ndodhur deri a 27 vjeçari ka qenë bashkë me një shok 18 vjeçar në motor në rrugën “Vostaniçka” të Shkupit, transmeton gazeta Lajm. Policia po merr masa për ndriçim të rastit.