Ministria e Punëve të Brendshme njofton se mbrëmjen e djeshme, respektivisht rreth orës 23:00 është arrestuar një 48-vjeçar nga Shkupi, përcjell TV21. Ai dyshohet se gjatë ditës së djeshme ka kryer vjedhje në një podrum në Çair të Shkupit.
“Me datë 20.03.2022 në ora 23.00, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Bit Pazar kanë arrestuar Xh.D. (48) nga Shkupi. Ai dyshohet se rreth orës 21 ka hyrë me dhunë në një bodrumn në rrugën Emin Duraku në pronësi të A.Xh.(29) nga Shkupi dhe ka marrë disa gjësende”, thonë nga MPB.