Higjena komunale-Shkup me aktivitete edukative shënoi ditët e ekologjisë në kopshtin “Borëbardha”

Në kuadër të shënimit të Ditëve të Ekologjisë për vitin 2022, NP Higjiena Komunale-Shkup sot organizoi punëtori ekologjike dhe lojëra edukative për riciklimin dhe seleksionimin e mbeturinave në kopshtin e fëmijëve “Borëbardha”, që gjendet në komunën e Çairit në Shkup.

Rreth 100 fëmijë u përfshinë në aktivitetet edukative që u zhvilluan në ambientet e objektit amë të këtij kopshti dhe patën mundësinë të mësojnë se si të merren me mbetjet dhe sa e rëndësishme është përzgjedhja e tyre parësore.

Në këtë ngjarje morën pjesë kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe drejtori i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz, të cilët i ndanë pako me libra edukativë me figura për mbrojtjen e mjedisit jetësorë fëmijëve nga kopshti “Borëbardha” .

“Zhvillimi i ndërgjegjësimit ekologjik duhet të fillojë që në moshë të re, sepse vetëm kështu do t’i edukojmë brezat e rinj sesi të trajtojnë me ndërgjegje dhe në mënyrë drejtë mbetjet dhe të mbrojnë mjedisin e tyre. Në periudhën në vijim do të angazhohemi që NP Higjiena Komunale-Shkup të realizojë sa më shumë aktivitete edukative në institucionet arsimore në të gjitha komunat e Shkupit”, tha drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Zuhdi Enuz.