Shkupi mbrëmë u kaplua nga moti i ligë

Shkupi dhe disa qytete tjera të Maqedonisë së Veriut mbrëmë janë kapluar nga erëra të fuqishme dhe ne disa vende edhe reshje të shiut. Në Shkup erërat kanë shkaktuar dëme në disa lagje.

Në lagjen Karposh era e fuqishme ka rrëzuar kulmin e një ndërtese. Gjithashtu është raportuar për disa drunj të shkulur, ndërsa në disa lagje është ndërprerë edhe energjia elektrike.