Shkupi dhe Tetova me më së shumti raste aktive me coronavirus

Në Maqedoninë e Veriut më së shumti raste aktive ka në Shkup, ndërsa më pas vjen qyteti i Tetovës.

Në kryeqytet ka gjithsej 5.709 raste aktive, ndërsa Tetova 971, kurse më pas vijon Kumanova 920, Gostivari 507, Struga 540, Strumica 405 dhe Kërçova 423.

Më pak raste aktive ka në Dojran me vetëm 1 rast aktiv, Pehçevë dhe Demir Kapi me më pak se 10 raste aktive.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni janë diagnostifikuar gjithsej 188.113 pacientë, ndërsa 169.116 janë shëruar dhe 6.511 kanë humbur jetën.