Mickoski: Koalicioni ASH-AAA do të fitojë shumicën e komunave te shqiptarët, disa që në rrethin e parë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski tha se në të dy listat do të kenë fitore. Sipas tij, këtë e tregojnë anketat.

“Po ashtu jam i bindur se koalicioni ASH-AAA do të ketë më tepër vota se BDI por edhe nga partitë tjera. Kështu që pres fitore komplet të opozitës, delegjitimim të qeverisë”, tha Mickoski.

Sa i përket koalicionit me opozitën shqiptare, Mickoski tha se në ato vende ku nuk ka kandidatë, do të jep përkrahej që në rrethinë e parë.

“Mendojë për Çairin, Sarajin, Tearcën, Tetovën, Gostivarin, Dibrën, një strukturë më të madhe të qyteteve dhe jemi të bindur se ato kandidatë që në rrethinë e parë do të fitojnë”, tha Micksoki.

Ai tha se përkrahje do të presin në Shkup për të arritur një fitore.

“Vlerësojmë se koalicioni jonë do ta fitojë këtë koalicionin e krimit dhe korrupsionit”, u shpreh Mickoski.

Sipas tij, një koalicion i tillë, është bërë për të ardhmen dhe për të mirën e vendit. /SHENJA/