Shkupi afër “eksplodimit”, policia ndalon protestën, protestuesit i japin 10 minuta për të hapur rrugët! (Video)

Në këto momente situate në Shkup është afër eksplodimit. Policia ka ndaluar protestuesit shqiptarë te Mavrovasja, por ata janë këmbëngulës të shkojnë deri para qeverisë.
Organizatori i protestës, Bedri Ajdari, ka ftuar policët shqiptarë të hapin rrugën dhe të ju bashkohen protestës, shkruan gazeta Lajm.
“Nuk kërkojmë mëshirë, kërkojmë të na mundësohet të protestojmë deri para Qeverisë ashtu siç e kemi lajmëruar. Ju lutemi të mos eskalojë protesta, keni afat prej 10 minutave. Do te shkojme para qeverise te lexojme mesazhin tone dhe kthehemi ne menyre paqesore”, ka thënë Hajdari.