Shkup,falsifikuan letërnjoftim për 100 euro

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme janë privuar nga liria S.J. (35) nga fshati Brezë dhe B.H. (42) nga Shkupi, përcjell TV21. Të njëjtit dyshohen për kryerjen e veprave penal “falsifikim të dokumenteve” dhe “përdorim të dokumenteve me përmbajtje të pavërtetë”.

“Njëherë, sipas denoncimit, në ora 15.30 minuta nga një anëtar i komisionit për dhënien e provimit për patentë shoferi në zonën e Gazi Babës, gjatë kontrollit të letërnjoftimit të paraqitur nga një kandidat për dhënien e provimit për patentë shoferi, është konfirmuar se ishte i falsifikuar, gjegjësisht ishte në emër të A.J., me të dhëna nga S.J., ndërsa fotografia ishte e B.H.”, informojnë nga MPB-ja.

Nga MPB shtojnë se njëri prej të dyshuarve ka treguar se ku është përpunuar dokumentii falsifikuar.

“Gjatë kryerjes së bisedës zyrtare, njëri nga të dyshuarit deklaroi se letërnjoftimin e falsifikuar e kishte përpunuar një person nga zona e Bit Pazarit për një shumë prej 100 eurove. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë kallëzim përkatës penal”, thonë nga MPB-ja.