Shkup,11 aksidente në 24 orët e fundit me pasojë një të vdekur

Një person, bashkëudhëtar në automjet, ka humbur jetën në aksident, dy persona njëri bashkëudhëtar në automjet dhe tjetri çiklist, kanë marrë lëndime të rënda trupore. Gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB-së Shkup kanë ndodhur gjithsej 11 aksidente.

Në aksidentet tjera personat janë lënduar më pak/ose është shkaktuar dëm material.

Dy shoferë janë përjashtuar nga komunikacioni – njëri për shkak të drejtimit të automjetit nën ndikim të alkoolit, ndërsa tjetri nuk ka pasur patentë shoferi. Janë përjashtuar edhe dy automjete të paregjistruara.

Sipas raportit të Repartit për parandalim në SPB Shkup, për shkak të parkimit të padrejtë me “karrotrec” janë larguar 56 automjete.