Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në një byrektore në rrugën “3 Dëshmorët” në Yzberisht të Tiranës.

Siç mund të shihet edhe në video, shpërthimi ka qenë i fortë duke shkaktuar dëme të mëdha në biznes.

Paraprakisht nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi, ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje.