Komisioni Europian emëroi sot Ilze Juhansone, një ish-ambasadore të Letonisë në Bashkimin Europian, si sekretare të përgjithshme të saj.
Juhansone shërben si sekretare e përgjithshme në detyrë që prej nëntorit, pas largimit të Martin Selmayr-it, që nxiti një sërë polemikash për rolin e marrë.
“Që nga ardhja ime verën e kaluar, Ilze Juhansone e ka treguar veten se është shumë kompetente dhe e ditur”, tha presidentja e KE, Ursula von der Leyen, duke vlerësuar përvojën e saj të gjerë dhe aftësitë e drejtuese.
Von der Leyen i ka vënë përparësi vetes që të ketë më shumë gra me pozicione të larta në ekzekutivin e BE-së.