Shkup, zjarri kaplon spitalin “13 nëntori”

Sot rreth orës 18:40 në rrugën Boris Sarafov në Spitalin “13 nëntori” ka shpërthyer zjarr.

Sipas informacioneve të para zjarri ka shpërthyer në njërën nga dhomat e bodrumit ku edhe janë djegur dokumentacione të vjetra pa vlerë.

Ekipi i zjarrfikësve ka arritur të shuaj zjarrin rreth orës 19:20.