“Nuk përzihemi, nuk ndërmjetësuam”, krejt çka thanë ambasadorët e QUINT-it pasi dolën nga takimi

Ata nuk folën para mediave, por duke ecur deklaruan se nuk komentojnë dhe se nuk do të përzihen në çështjet e koalicionit.

‘Jo ne nuk komentojmë dhe nuk përzihemi’’, ka thënë shkurt ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott duke mos dashur të potencohet më shumë.

Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë, Christian Heldt tha shkurtimisht se ata nuk kanë qenë ndërmjetësues në këtë takim.

Lajmi.net do iu mbajë të informuar në vazhdimësi për zhvillimet më të reja nga ky takim.