Në Shkup policia është duke kryer aksion kontrollues të automjeteve që kryejnë transport publik të udhëtarëve, kryesisht autobusë dhe furgona.
Kontrollet e shtuara policore ndaj transportit publik vijnë pas tragjedisë në Bullgari ku u dogj autobusi i “Besa Trans Shkup” në nëntor të vitit të kaluar, ku humbën jetën 45 qytetarë.
Nga MPB njoftojnë se vetëm dje në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 159 sanksione, për parregullsi dhe për tejaklim të shpejtësisië së lejuar.
/KlanMacedonia/