Ligji për Prokurorinë, Dimovski: Nuk guxon të ndryshohet asnjë presje

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski në konferencën e tij për shtyp në Kuvend njoftoi se si deputetë ende nuk janë të njoftuar se kur do të fillojë seanca për miratimin e Ligjit për Prokurorinë Publike. Dimovski theksoi se sipas informacioneve joformale po bëhen ndryshime të Ligjit dhe se teksti i Ligjit nuk korrespondon me atë që është miratuar dje në qeveri.

“Pse duhet Ligji të miratohet në procedurë të shkurtuar për dy ditë dhe me flamur evropian, kur Ligji është me zbatim të shtyrë të vendimit për katër muaj.Dëgjohet korideoreve se disa prej deputetëve dhe disa prej ministrave bisedojnë për disa ndryshime të momentit. Deputetë dhe ministra janë deklaruar që teksti i Ligjit të sotëm nuk është i njëjti me atë që kaloi në qeveri. Nuk guxon të ndërrohet asnjë presje nga ajo çfarë është shkruar me vulën e qeverisë”-tha mes tjerash Dimovski.